Menu

Shytaj: Ushqimet e medikuara përdoren vetëm me recetë / Shqipëria mban kontroll të fortë mbi shtesat ushqimore

Në emisionin Alert, të moderuar nga Granit Sokolaj, këtë të premte po diskutohet tema “Ushqimi për kafshë dhe konsumatori”. I ftuar në studio Festim Shytaj, Përgjegjës i Sektorit të Ushqyerit të Kafshëve në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Gjatë diskutimit, Shytaj foli për gamën e produkteve ushqimore që përdoren në blegtori, si ato të prodhuara brenda vendit ashtu edhe ato të importuara. Ai sqaroi se:

  • Pjesë e ushqimeve dhe lëndëve të para vijnë nga vende si Argjentina, një pjesë si produkte të gatshme dhe një pjesë si lëndë të përpunueshme,

  • Shtesat ushqimore të lejuara në Shqipëri janë të listuara qartë, dhe çdo subjekt duhet të veprojë në përputhje me këtë listë zyrtare.

Shytaj theksoi se ushqimet e medikuara, të cilat mund të ndikojnë në rritjen e rezistencës mikrobiale, përdoren vetëm:

  • Me recetë të veterinerit,

  • Në raste të justifikuara mjekësore,

  • Deri në eliminimin e plotë të produktit nga organizmi i kafshës.

Në vijim ai u ndal te veçoria e prodhimit vendas. Sipas tij, Shqipëria është e bekuar që prodhon vetë voluminozët ushqimorë, si misrin, jonxhën dhe foragjere të tjera, megjithëse kjo kërkon:

  • Kosto më të larta të ujitjes,

  • Kosto shtesë të analizimit të ushqimit,

  • Rritje të shpenzimeve për prodhimin vendas.

Megjithatë, theksoi ai, kjo vetëprodhimësi rrit sigurinë dhe gjurmueshmërinë e ushqimit për kafshët dhe, në fund, cilësinë e produkteve që marrin konsumatorët.

Related Posts