Menu

gripi i shpendeve

ALERT-i nga mandarinat, flet drejtoresha në MBZHR: Fermeret kanë përdorur produkte për mbrojtjen e bimëve të paregjistruara

Temë e bisedës së shtruar për diskutim në emisionin “Alert” në “Ora News” nga moderatori Granit Sokolaj ishin alarmet ushqimore që janë ngritur tek konsumatorët përgjatë këtij viti, duke u nisur dhe nga shqetësimi që vjen për mandarinat në tregun shqiptar.

Drejtoresha e Politikave të Mbrojtjes së Bimëve në MBZHR, Valdete Buça, u shpreh se ajo që ka ndodhur është fakti se fermerët kanë përdorur produkte për mbrojtjen e bimëve produkte të paregjistruara.

“Për rastin konkret është bërë shumë bujë në media, ka rezultuar me mbetje dhe ajo që është konstatuar është se tek mandarinat kanë rezultuar me dy mbetje të palejuara në Republikën e Shqipërisë, që janë klorifuorifosi dhe fosmeti. Dhe ashtu siç janë të ndaluara në BE, ashtu janë edhe në Shqipëri.

Ajo që ka ndodhur është fakti se fermerët kanë përdorur produkte për mbrojtjen e bimëve produkte të paregjistruara”, u shpreh Valdete Buça.

 

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ALERT” NË “ORA NEWS”

“ALERT”/ Murtaja Afrikane e Derrave, Sherifi: Aktualisht Kosova është e pastër, pasi dhe numri i derrave të butë është shumë i vogël

Murtaja Afrikane e Derrit është shfaqur pak doitë më parë në Malin e Rrenzit në Lezhë, ku deri më tani janë konstatuar disa derra të ngordhur.

Pas identifikimit të rastit, Shërbimi i Veterinarisë në Lezhë është vënë menjëherë në lëvizje dhe nga analizat e kryera ka rezultuar se derrat kanë ngordhur nga murtaja afrikane.

Ndërkohë pjesa e Malit të Rrenzit në Shëngjin në një perimetër prej 10 kilometrash ku është konstatuar vatra e sëmundjes është shpallur zonë e kuqe, ku do të kalojë në sitë nga veterineret për të parë nëse ka sërish derra të ngordhur brenda këtij perimetri.

Pikërisht kjo problematikë u trajtuar në emisionin e kësaj të premte “Alert” në “Ora News”, ku i ftuar ishte nga Kosova, Kurtesh Sherifi, Profesor i Mjekësisë Veterinare në Universitetin e Prishtinës.

I pyetur nga moderatori Granit Sokolaj, Sherifi na njohu me situatën e këtij virusi në shtetin fqinj.

Sa i përket Murtajës Afrikane të Derrave rastet e paraqitura ishin edhe në Kosovë vitin e kaluar, në korrik 2023, u paraqitën rastet e shpërthimit në një rast i një sipërmarrjeje familjarëve, ku rasti u paraqit tek derrat e butë.

Duke u nisur nga marrja e informacioneve nga autoriteti dhe në bashkëbisedim me kolegët u konstatua se rasti në fjalë ka ardhur si pasojë e lëvizjes së njerëzve dhe mjeteve të cilët kanë komunikuar me një rajon të Serbisë, ku atje ka pasur shumë raste të shpërthimit si tek derrat e butë dhe ato të egër.

Dhe në një rajon të Kosovës Juglindore, në një vendbanim që quhet Kllokot, i cili është i banuar kryesisht nga komuniteti serb, të cilët mbarështojnë derra të butë, por me një numër të kufizuar.

Dhe kjo ka bërë që shkëmbimet dhe lëvizjes e njerëzve dhe makinave të futet edhe në shtetit të Kosovës.

Dhe rast tjetër nuk ka pasur rast tjetër që pas kësaj ngjarjeje.

Në Kosovë aktualisht nuk kemi paraqitje të Murtajës Afrikane të Derrave, dhe konsideroj që kemi një avantazh pasi numri i derrave të butë është jashtëzakonisht i vogël.

Edhe rriqrat mund të kenë një rol të transmetimit të virusit, por raste të tilla tek ne nuk ka”, u shpreh ndër të tjera profesor Sherifi.

NDIQNI MË POSHTË TË GJITHA DISKUTIMET MBI MURTAJËN AFRIKANE TË DERRAVE NË EMISIONIN “ALERT”

 

Murtaja afrikane e derrave/ Petani: Kemi ngritur grupin e punës, deri tani situata paraqitet e qetë

Murtaja Afrikane e Derrit është shfaqur në Malin e Rrenzit në Lezhë, para 10 ditësh, në një tufë të vogël prej 7 derrash të egër, e indentifikuar nga gjahtarët e zonës. Kjo murtaj nuk përbën rrezik për sigurinë ushqimore

E ftuar në emisionin “ALERT” me Granit Sokolaj, për të folur për këtë temë ishte Kristiana Petani, Përgjegjëse e Sektorit të Shëndetit të Kafshëve, AKVMB.

“Në datën 25.11.2024 disa gjahtarë kanë lajmëruar Shërbimin Veterinarë të Qarkut Lezhë, se kishin parë disa kadavra të kafshëve derra, të cilët ndodheshin në malin e Rrenzit, në lartësinë e kodrës së zezë.

Shërbimi veterinar ka shkuar tek vendi dhe ka vendosur koordinatat, kanë gjetur 7 kadavra të derrit të egër, kanë marrë mostrat, i kanë dërguar në laboratorin e referencës në ISUV dhe nga laburatori kemi marr njoftimin se ka dalë murtaja afrikane e derrave.

Kjo ka ndodhur vetëm tek derrat e egër, kemi bërë ndarjen e rrezes 3 km dhe 10 km. Kemi ngritur grupin e punës për qendrën rajonale të krizës ku informohemi për çdo problematik të hasur në terren. Deri tani situata paraqitet e qetë”, u shpreh Petani.

NDIQNI MË POSHTË TË GJITHA DISKUTIMET MBI MURTAJË AFRIKANE TË DERRAVE NË EMISIONIN “ALERT”

Murtaja afrikane e derrave në Lezhë/ Koleci: Për këtë sëmundje nuk ka mjekim, masat e vetme janë...

I ftuar në emisionin “ALERT” me Granit Sokolaj, për të folur për murtajën afrikane të derrit, e cila është shfaqur para 10 ditësh në Malin e Rrenzit në Lezhë, në një tufë të vogël prej 7 derrash të egër, ishte Xhelil Koleci, Profesor i Sëmundjeve Infektive, në UBT.

 

Tashmë risku është evident, i lartë, përderisa e kemi në rajon, e kemi në vend. Mënyra sesi erdhi në vendin tonë ndoshta është pak e habitshme, por ka ardhur pikërisht aty ku popullata e derrave është e përhapur, për shkak të besimit që ato kanë. Deri më sot për sëmundjen e murtajës afrikane nuk ka mjekim, nuk ka vaksinë të suksesshme. Masat e vetme janë të biosigurisë”, u shpreh Koleci.

Vrasja e 14-vjeçarit/ Migen Qiraxhi: Realitet në çdo shkollë, llahtari që Rama flet për rrjetet sociale

Në emisionin “Alert” nga Granit Sokolaj ne Ora News, Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare tha se vrasje Martin Canit ishte  është e paralajmëruar si gjë dhe është një realitet në të gjitha shkollat.

Qiraxhi: Zyra jonë është afër shkollës Fan Noli. Edhe banorët aty thonë se ka një kthesë afër Pazarit të Ri dhe aty të rinjtë mblidheshin dhe futnin dikë në rreth. Banorët kanë njoftuar policinë dhe ishte bërë një gjë normale, duke kujtuar se ka qenë një sherr si gjithmonë. Kjo është një situatë shumë madhe dhe e kemi të pamundur që të mos jemi emocionalë. Kjo është e paralajmëruar si gjë dhe është një realitet në të gjitha shkollat. Rama e fut debatin tek mbyllja e rrjeteve sociale, kjo është llahtari!

 

Konfirmohet Gripi i Shpendëve në Tiranë, ja urdhëri i ministres Denaj dhe masat e marra

Moderatori i emission ‘’Alert’’ në Ora News, Granit Sokolaj dha lajmin se para pak ditësh është konfirmuar një vatër me grip spendësh në Tiranë.

Sokolaj: Para pak ditësh është konfirmuar një vatër me grip shpendësh në Tiranë.

Konkretisht në Mëzez, në zonën e Kasharit.

Njoftimi është zyrtar, në fakt nuk është publikuar nga Ministria e Bujqësisë.

 

Nuk mund të them që është mbajtur I fshehtë sepse zytarisht është publikuar në uebsajtin e ministrisë.

Pra ligjërisht janë korrektë por nuk është një lajm që është bërë publikisht masivisht për popullatën.

Për ata që kanë dyshime mund të njoftojë në autoritetin kombëtar të veterenarisë dhe mbojtjes së bimëve në numrin e gjelbër: 08003366 ose me email.

Por mund të njoftojnë edhe veterinerin e zonës.

Sokolaj lexoi edhe urdhërin e ministrisë së Bujqësisë

 ‘’Në raport me sigurinë ushqimore, ministria thotë së ministria informon se situata e garantimit të zinxhirit të  sigurisë ushqimore është nën kontroll.

Deri tani nuk ka prova epidemiologjike dhe shkencore se ky virus transmetohet nëpërmjet konsumimit të produkteve me origjine shtazore dhe rekomadohet që konsumi i këtyre produkteve të bëhet pas trajtimit termik me me temperaturë të lartë mbi 75 gradë’’.

Kosova mposht Gripin e Shpendëve, nga sot të gjithë fermerët janë të lirë të tregtojnë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUVK) ka njoftuar dje se, pas vlerësimeve profesionale dhe ekzekutive, kanë ardhur në përfundim se Gripi i Shpezëve në Kosovë është mposhtur.

Kështu edhe vendimi i AUVK-ut për ndalimin e lëvizjes së shpezëve është shfuqizuar. Kjo u konfirmua edhe nga zëdhënësi i këtij institucioni Lamir Thaçi.

Thaçi tha se fermerët janë të lirë që t’i zhvillojnë aktivitetet e tyre, përfshirë edhe importimin.

“Nga dita e sotme të gjithë fermerët shpezëtarë të Kosovës janë të lirë që të tregtojnë shpezët e tyre, por gjithmonë duke respektuar kushtet sanitare dhe ligjore dhe hapësirat zyrtare të tregtimit”.

“Ne si autoritet shtetëor kemi treguar nivel të lartë të profesionalizmit. Kemi treguar një përkushtim shumë të madh, sepse është një virus shumë i rrezikshëm. Dhe ne ia dolëm që për një afat shumë të shkurtër kohor,  faktikisht nga dita e sotme, të jemi të lirë nga ky virus”, ka thënë ai.

 

Plas gripi i shpëndëve në Fier, asgjësohen pula, rosa, pata dhe zogj deti

Shfaqet gripi i shpendëve në Fier, në fshatin Adë të njësisë administrative Frakull. “Janë konstatuar dhe asgjësuar 120 krerë të prekura me grip shpendësh, nga këto pula fushe 70 kokë, zogj deti 14, rosa 16, pata 20.  30 krerë kishin ngordhur më parë. U bë dezinfektimi dy herë i fermës, shpendët janë groposur.

Eshtë miratuar një varrezë për groposjen e shpendëve në fshatin Adë, larg qendrave të banuara.

Jane marre edhe 82 kampione gjaku në shpendët e familjes. Pjesë e kontrolleve janë edhe pularitë”, njoftoi një burim zyrtar në Ministrinë Bujqësisë.

Deri tani, sipas burimit, nuk janë shfaqur shenja tek njerëzit.

Një muaj më parë, ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi urdhëroi marrjen e masave në kuadër të të përhapjes në gripit të shpëendëve për fshirë edhe ndalimin e importit të shopendëve dhe vezëve nga vendet e prekura.

alert.al/

Gripi i shpendëve/ Ministria e Bujqësisë kërkon ndalimin e shitjes së tyre në rrugë dhe hapësira publike

Ministria e Bujqësisë kërkon nga çdo bashki në vend që të marrë masa për ndalimin e tregtimit të shpendëve në rrugë dhe hapësira të tjera publike.

Në kuadër të situatës epidemiologjike në popullatën e shpendëve në vendin tonë, ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural Milva Ekonomi zhvilloi dje një takim virtual të koordinuar nga Ministria e Brendshme përmes Këshillit Konsultativ, me përfaqësues nga Bashkitë.

Ministrja Ekonomi kërkoi nga përfaqësuesit e bashkive, koordinimin e masave në nivel bashkie dhe njësie Administrative për parandalimin e influencës aviare sikurse përcaktohet edhe në planin e masave.

Kështu, detyrë e çdo bashkie është raportimi ditor i koordinuar mes këtij institucioni dhe kryepleqve ndërgjegjësimi i fermerëve për situatën.

Gjithashtu, në planin e masave kërkohet nga bashkitë kontroll i tregjeve të gjësë së gjallë, ndalimi i tregtimit të shpendëve në rrugë apo hapësira publike dhe kontroll të lëvizjes së shpendëve.

Prej datës 8 qershor kur ISUV konfirmoi rastet e para me gripin e shpendëve, Qendra kombëtare e Krizës e ngritur në ministrinë e Bujqësisë dhe të Zhvillimit Rural po ndjek me vëmendje situatën dhe po koordinon planin e zbatimit të masave në terren.

Nga ana tjetër, shërbimi kombëtar veterinar është në gadishmëri për t’i ardhur në ndihmë çdo fermeri për asgjësimin e shpendëve të prekur apo të dyshuar nga influenca aviare.

Gripi i shpendëve/ Eksperti: Mishin e pulës ta zieni në 70 gradë, mos e prekni me duar

Virusi i gripit të shpendëve H5N8 në vendin tonë ka rritur panikun e qytetarëve, pas konfirmimit të 3 vatrave në Dajt, Fushë-Krujë dhe një fshat në Tropojë.

Për të folur rreth këtij virusi, ishte sot i ftuar në studion e “Wake Up” në Top Channel , eksperti i ushqimit, Adbyl Sinani.

Prof. Dr., Sinani u shpreh se kërkohet një kujdes i madh dhe se duhet të dimë origjinën nga vjen virusi, në mënyrë që të mos blejmë mish pule në atë vend.

“Kur të shohim një pulë që ka lot në sy, jashtëqitje si ujë dhe e trullosur, duhet që ta izolojmë atë. Jo vetëm atë, por edhe pulat e tjera. Nëse ne dimë zonat që i ka dhënë autoritetet përkatëse, atëherë nuk konsumojmë mishin e marrë atje. Autoriteti i ushqimit duhet të bëjë analizat. Virusi nuk e prek lehtë organizimin e njeriut, prek proteinën e pulës”, tha eksperti i ushqimit.

Sipas Sinanit, mishin e pulës duhet të ziejmë minimumi në 70 gradë si dhe nuk duhet ta prekim me duar, pasi nuk e di nëse ka apo nuk ka virus.

“Nëse e prekni me duar, aty është rreziku. Por nëse përdorni doreza është në rregull”, tha eksperti i ushqimit, i cili shtoi se porosia kryesore është që të largohesh nga konsumimi i pulës në ato vatrat që janë bërë të ditura se ka virus.

Sinani vijoi duke thënë se mishi futet edhe në sallam, e si pasojë kërkohet një analizë e të gjitha produkteve të mishit të pulës.

I pyetur nëse njerëzit duhet që të rrinë të qetë, eksperti i ushqimit tha “jo”. “Duke menduar se çfarë hoqëm nga Covid, tani duhet të jemi më të kujdesshëm. Kërkohet një kontroll edhe më i madh. Kohët e fundit është bërë një punë shumë e madhe në drejtim të kësaj. Vetë konsumatori e di që mishi ruhet në një temperaturë të caktuar, e nëse temperatura është më e lartë në supermarketin ku e blen, atëherë kuptohet se mishit i kanë ikur disa proteina”, shtoi Sinani.

Top Channel