Menu

koronavirusi

“ALERT”/ Murtaja Afrikane e Derrave, Sherifi: Aktualisht Kosova është e pastër, pasi dhe numri i derrave të butë është shumë i vogël

Murtaja Afrikane e Derrit është shfaqur pak doitë më parë në Malin e Rrenzit në Lezhë, ku deri më tani janë konstatuar disa derra të ngordhur.

Pas identifikimit të rastit, Shërbimi i Veterinarisë në Lezhë është vënë menjëherë në lëvizje dhe nga analizat e kryera ka rezultuar se derrat kanë ngordhur nga murtaja afrikane.

Ndërkohë pjesa e Malit të Rrenzit në Shëngjin në një perimetër prej 10 kilometrash ku është konstatuar vatra e sëmundjes është shpallur zonë e kuqe, ku do të kalojë në sitë nga veterineret për të parë nëse ka sërish derra të ngordhur brenda këtij perimetri.

Pikërisht kjo problematikë u trajtuar në emisionin e kësaj të premte “Alert” në “Ora News”, ku i ftuar ishte nga Kosova, Kurtesh Sherifi, Profesor i Mjekësisë Veterinare në Universitetin e Prishtinës.

I pyetur nga moderatori Granit Sokolaj, Sherifi na njohu me situatën e këtij virusi në shtetin fqinj.

Sa i përket Murtajës Afrikane të Derrave rastet e paraqitura ishin edhe në Kosovë vitin e kaluar, në korrik 2023, u paraqitën rastet e shpërthimit në një rast i një sipërmarrjeje familjarëve, ku rasti u paraqit tek derrat e butë.

Duke u nisur nga marrja e informacioneve nga autoriteti dhe në bashkëbisedim me kolegët u konstatua se rasti në fjalë ka ardhur si pasojë e lëvizjes së njerëzve dhe mjeteve të cilët kanë komunikuar me një rajon të Serbisë, ku atje ka pasur shumë raste të shpërthimit si tek derrat e butë dhe ato të egër.

Dhe në një rajon të Kosovës Juglindore, në një vendbanim që quhet Kllokot, i cili është i banuar kryesisht nga komuniteti serb, të cilët mbarështojnë derra të butë, por me një numër të kufizuar.

Dhe kjo ka bërë që shkëmbimet dhe lëvizjes e njerëzve dhe makinave të futet edhe në shtetit të Kosovës.

Dhe rast tjetër nuk ka pasur rast tjetër që pas kësaj ngjarjeje.

Në Kosovë aktualisht nuk kemi paraqitje të Murtajës Afrikane të Derrave, dhe konsideroj që kemi një avantazh pasi numri i derrave të butë është jashtëzakonisht i vogël.

Edhe rriqrat mund të kenë një rol të transmetimit të virusit, por raste të tilla tek ne nuk ka”, u shpreh ndër të tjera profesor Sherifi.

NDIQNI MË POSHTË TË GJITHA DISKUTIMET MBI MURTAJËN AFRIKANE TË DERRAVE NË EMISIONIN “ALERT”

 

Murtaja afrikane e derrave në Lezhë/ Koleci: Për këtë sëmundje nuk ka mjekim, masat e vetme janë...

I ftuar në emisionin “ALERT” me Granit Sokolaj, për të folur për murtajën afrikane të derrit, e cila është shfaqur para 10 ditësh në Malin e Rrenzit në Lezhë, në një tufë të vogël prej 7 derrash të egër, ishte Xhelil Koleci, Profesor i Sëmundjeve Infektive, në UBT.

 

Tashmë risku është evident, i lartë, përderisa e kemi në rajon, e kemi në vend. Mënyra sesi erdhi në vendin tonë ndoshta është pak e habitshme, por ka ardhur pikërisht aty ku popullata e derrave është e përhapur, për shkak të besimit që ato kanë. Deri më sot për sëmundjen e murtajës afrikane nuk ka mjekim, nuk ka vaksinë të suksesshme. Masat e vetme janë të biosigurisë”, u shpreh Koleci.

Covid-19/ MSH: 7 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

Asnjë humbje jete nga COVID nuk është shënuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton 7 raste të reja.

Njoftimi i MSh:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3070 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 7 qytetarë, në këto bashki:  4 raste në Tiranë, 1 rast në Durrës, Vlorë, Devoll.

Aktualisht janë 84 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.  Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,047 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (10 Korrik 2021)
Raste të reja ditore       7
Të shëruar në 24 orë     4
Të shtruar në spitale      7
Humbje jete në 24 orë   0
Testime ditore                3070

Testime totale             831,691
Raste pozitive             132,587
Raste të shëruara        130,047
Raste Aktive                        84
Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            32
Elbasan           12
Fier                  11
Korçë             9
Vlorë                7
Shkodër          5
Lezhë                3
Durrës              3
Gjirokastër        1
Kukës                1

alert.al/

 

Tre persona rezultojnë pozitiv/ Alarm për koronavirus, ekipi i Italisë izolohet dy ditë para finales

Alarm për Covid-19 në Coverciano. Përfaqësuesja e Italisë është izoluara dy ditë para finales Itali-Angli për shkak të pozitivitetit të tre gazetarëve midis atyre që ndiqnin ekipin kombëtar. Në funksion të finales së Euro 2020 ekziston optimizëm për ekipin dhe stafin stërvitor pasi lojtarët janë vaksinuar dhe kanë kontakte me median vetëm gjatë konferencave për shtyp, nuk ka frikë nga një shpërthim si ai i marsit të kaluar.

Dy gazetarët mbetën në Angli, një i tretë ishte kthyer në Coverciano, prandaj nga këtu fillon alarmi. Konferencat për shtyp mund të bëhen në distancë për siguri ose të anulohet në pritje të një riorganizimi.

Sidoqoftë, situata është shumë e ndryshme nga ajo e 31 marsit të kaluar kur shtatë lojtarë italianë dhe disa anëtarë të stafit rezultuan pozitivë pas Lituani-Itali.

Koronavirusi, MSh: 8 raste të reja në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

8 raste të reja me koronavirus dhe asnjë viktimë nga koronavirusi. Ky ka qenë bilanci i 24 orëve të fundit. Aktualisht janë 55 pacientë aktivë me COVID-19, ndërkohë në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar, 3 persona.

Njoftimi i MSh:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3036 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me Covid19 8 qytetarë: Nga 2 raste në Tiranë, Devoll, nga 1 rast në Shkodër, Elbasan, Vlorë, Sarandë.

Aktualisht janë 55 pacientë aktivë me COVID19.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar, 3 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,023 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (3 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 8
Të shëruar në 24 orë 5
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3036

 

Testime totale 815,335

Raste pozitive 132,534
Raste të shëruara 130,023
Raste Aktive 55
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 21
Shkodër 12
Elbasan 6
Durrës 5
Vlorë 5
Lezhë 2
Korçë 2
Berat 1
Fier 1

alert.al/

Ministria e Shëndetësisë: Vetëm 2 raste të reja me koronavirus në 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë nuk ka pasur asnjë viktimë nga COVID-19.

Ndërkohë numri i të infektimeve të reja ka rënë ndjeshëm, ku gjatë këtij intervali kohor janë regjistruar vetëm 2, respektivisht 1 qytetar në Shkodër e një tjetër në Lezhë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shpallur tetë qytetarë të shëruar nga virusi, duke e çuar këtë numër që prej fillimit të pandemisë në 129,918 persona.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

 

 

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:
Janë kryer 1693 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 2 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: nga 1 rast në Shkodër, Librazhd

Aktualisht janë 118 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,918 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 2
Të shëruar në 24 orë 8
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 1693

Testime totale 775,950
Raste pozitive 132,490
Raste të shëruara 129,918
Raste Aktive 118
Humbje jete 2,454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 43
Tiranë 31
Durrës 12
Berat 10
Lezhë 7
Elbasan 6
Dibër 3
Gjirokastër 2
Kukës 2
Korçë 1
Fier 1

alert.al/

Asnjë humbje jete nga koronavirusi dhe 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Shqipëria nuk ka regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19 në 24 orët e fundit. 12 raste të reja ka pasur në po kaq orë, prej të cilave 6 në Tiranë, 2 në Durrës  dhe nga 1 në Shkodër, Kavajë, Mirditë e Kuçovë.

Lajmi i mirë është se 19 qytetarë e kanë fituar betejën sot, ndërsa në spitale vijojnë të marrin trajtim 21 pacientë, 6 prej të cilëve në terapi intensive. Shqipëria në këtë muaj ka regjistruar shifra të ulëta nga COVID-19 ashtu si vendet e rajonit.

NJOFTIMI NGA MSH

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:
Janë kryer 2,916 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  6 raste në Tiranë, 2 raste në Durrës, 1 rast në Shkodër, Kavajë, Mirditë, Kuçovë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 21 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 19 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,826 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (12 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        12
Të shëruar në 24 orë      19
Të shtruar në spitale      21
Humbje jete në 24 orë   0
Testime ditore                2,916

Testime totale            754,759
Raste pozitive             132,449
Raste të shëruara        129,826
Raste Aktive                  170
Humbje jete                  2,453

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër       51
Tiranë          44
Berat             22
Elbasan        14
Lezhë           12
Durrës          7
Korçë           6
Gjirokastër  5
Dibër             3
Fier                2
Vlorë              2
Kukës           1

alert.al/