Menu

Uncategorized

Patos, përfshihen nga flakët 5 hektarë tokë

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kasnicë të Bashkisë së Patosit. Si rezultat i zjarrit janë djegur 80 pemë qershi dhe 100 rrënjë ulliri.

Forcat e zjarrfikëses kanë luftuar për orë të tëra më flakët dhe janë përballur me vështirësi të madhe në fikjen e tyre për shkak të terrenit të vështirë.

Në terren kishin zbarkuar 2 mjete dhe 12 forca zjarrfikëse. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Qendra Alert- Alert.al

EUROSTAT, Shqipëria në majat e refuzimeve nga vendet e BE

Në vitin 2020, 137 800 shtetas jo-anëtarë të BE u është refuzuar hyrja në territorin e BE ndërsa 557 500 u zbuluan se ishin ilegalisht të pranishëm në një nga Shtetet Anëtare të BE. Numri i shtetasve jo-BE të cilët ju është lëshuar një urdhër për të lënë një Shtet Anëtar të BE ishte 396 400 njerëz.


Numri më i lartë i shtetasve jo anëtarë të BE që ju refuzua hyrja në BE në vitin 2020 u vu re midis Ukrahinës (56 400), pasuar nga qytetarët e Shqipërisë (13 300) dhe Moldavisë (10 200)
ku Shqipëria zë vendin e 2-të.   
Sipas EUROSTAT 23 200 Shqiptarë u është dhënë urdhëri të largohen nga njëri prej shteteve të BE.
Shqiptarët (9 800) kryesuan listën e qytetarëve jo-BE të kthyer në një vend jo-BE në vitin 2020, të ndjekur nga Gjeorgjianët (5 700) dhe Ukrainasit (5 600).

Qendra Alert - Alert.al

Vllaznia premton të përmbysë rezultatin me Siroki Brijeg, Adili: Tifozët janë arma jonë më e fortë

Vllaznia bëhet gati për misionin Conference League me objektivin për të përmbysur humbjen e parë 3-1 në Bosnje përballë Siroki Brijeg. Shkodranët duhet të fitojnë të paktën që ta cojnë në shtesa lojën ose me nje diference ndryshe nga ajo 3-1. Në mungesë të trajnerit Brdariç i pezulluar për kartonin e kuq qe mori në ndeshjen e parê, foli asistenti Elvis Plori i cili nuk preferoi të flasë shumë për arbitrimin e ndeshjes së parë por u përqëndrua vetëm te sfida në “Loro Boriçi”.

“Është e shumë pritur për ne dhe për gjithë opinion shkodran, pasi ka 10 vite që nuk luajmë në kupat e Europës në Shkodër. Është e shumëpritur edhe për një arsye tjetër, pasi prej dy vitesh që luajmë pa tifozë. Ka adrenalinë tjetër me tifozë, edhe pse me numër të reduktuar.

Është e vështirë të përmbysim rezultatin. Moralisht skuadra është e mirë. Nuk ishte rezultati i merituar atje. Nuk dua të kthehem te arbitrat që janë diskutuar. Shoh optimizëm për të kthyer rezultatin dhe kjo më mbush me shpresë.

Duhen shumë gjëra për të fituar. Duhet të jemi kërkues dhe agresiv për të shënuar shpejt, por edhe të jemi të kujdesshëm, pasi do na godiste në çdo aspekt. Do bëhej dyfish më e vështirë. Duhet të jemi të përgatitur, të jemi agresivë dhe racional.

Shkodra ka qenë armë e fortë për çdo futbollist ndër vite. Jo më kot përmenden tifozët e zjarrtë të Vllaznisë. Mezi presim t’i kemi në stadium tifozët.

Brdaric mungon, po do komunikojmë. Kemi bashkëpunim perfekt. Shpresojmë të shënojmë shpejt. Latifi nuk do luajë nga fillimi. Të gjithë e njohin dhe ka shumë dëshirë, por nuk është ende i gatshëm. Do ketë minuta për të, por duke parë se si shkon ndeshja.

Nuk e shikoj veten të aftë të gjykoj një arbitër pa nisur ndeshje. Arbitrat e huaj, kur kanë ardhur këtu edhe në kampionat, nuk ka pasur protesta siç ndodhi atje me ne. Uroj të mos ndodhë më”, u shpreh Plori në vigjilje të sfidës së Vllaznisë në Conference League.

Në krah të trajnerit të dytë, Plori në konferencën për shtyp ishte edhe mbrojtësi i Vllaznisë, Mevlan Adili i cili vuri theksin te forca e tifozëve për të arritur përmbysjen në “Loro Boriçi’ ndaj Siroki Brijeg”.

Ai tha se gjithçka mund të ndodhë nëse ekipi tregohet agresivë dhe as me arbitrat e sfidës së parë boshnjakët nuk do t’,i shmangeshin humbjes.

“Faleminderit që keni ardhur, e dimë çfarë ndeshje na pret. E dimë se duhet të përgjigjemi pozitivisht. Jemi optimist për ndeshjen e nesërme sepse tifozët janë arma më e fortë e Vllaznisë dhe besoj se ardhja e tyre na gëzon shumë sepse na kanë munguar shumë gjatë këtyre dy viteve.Me ta do jemi më të fortë dhe mund t’ia dalim bashkë. Shanset janë të mëdha. Ata na kanë shënuar tre dhe ne mund t’i shënojmë atyre gjithashtu. Mrekullia është mes nesh dhe ne mund të besojmë. Ndeshjen e fundit nuk ishim agresiv dhe kjo na penalizoi.Duhet të jemi më agresiv. Sa i përket gjyqtarit atje nuk dua të komentoj fare sepse nuk e kam bërë asnjëherë. Duhet të dimë diçka sepse këto gjëra po ndodhin edhe në kompeticionet dhe na bën të tregojmë respekt për arbitrat vendas dhe të ndryshojmë qëndrimin për arbitrat vendas. Kanë pasur shumë raste sepse nuk ishim agresiv. Edhe po të vijnë me të njëjtin arvbitër në Shkodër, nuk i kemi frikë farë sepse kemi tifozët. Nuk do e kenë të lehtë siç e patën në Bosnje. Duhet të jemi agresiv dhe këmbëngulës në që nga minuta e parë, e kemi biseduar edhe me trajnerin”, deklaroi mbrojtësi shkodran në konferencën për shtyp në vigjilje të sfidës me Siroki Brijeg”.

alert.al/

Rritet numri i të helmuarve në Deçan, 310 veta kërkuan ndihmë mjekësore gjatë 24 orëve

Drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Deçan, Selmon Berisha, ka deklaruar se në 24 orëshin e fundit edhe 310 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore me po të njëjtat simptoma.

“Në 24 orët e fundit janë lajmëruar gjithsej 310 pacientë me simptoma të njëjta siç kanë qenë ditë më parë”, tha ai para mediave. Berisha tha se që nga data 10 deri më 14 korrik janë gjithsej 1 mijë e 62 pacientë të lajmëruar.

Ndërsa, prej orës 07:00 deri në orën 11:00, Berisha konfirmoi se janë 55 pacientë që kanë këkruar ndihmë mjekësore.

Qindra persona janë helmuar në komunën e Deçanit që kur janë lajmëruar rastet e para, 4 ditë më parë. Ndonëse dyshimet e para u orientuan nga helmimi me ujë të pijes, pas analizave të mostrave të ujit IKSHPK-ja doli me deklaratë se uji në zonat ku është dyshuar për helmim është brenda normave, raporton Zeri.info.

 

Vendimi për gjyqtaren e “Tik-Tok”, KLGJ i lë "detyrë" ILD-së: Sa persona i kanë parë videot!

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zbardhur sot vendimin e pezullimit nga detyra të kryegjyqtares në detyrë të Elbasanit, Enkelejda Kapedani.KLGJ i lë disa detyra Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Së pari, sipas KLGJ, ILD duhet të caktojë një ekspert IT dhe të përcaktojë se kush i publikoi videot e Kapedanit në rrjetin “Tik Tok”.

Gjithashtu, KLGJ i kërkon ILD që të verifikojë sa persona kanë pasur akses për t’i parë videot e gjyqtares, e cila shfaqej duke bërë sfilatë në ambientet e Gjykatës së Elbasanit, ose duke thyer rregullat e qarkullimit rrugor në timon.

Por, detyra më e çuditshme që KLGJ i cakton ILD është dokumentimi i tekstit të këngëve, që shoqërojnë në sfond imazhin e magjistrates, në videon e publikuara në rrjetin e saj të “Tik Tok”. Theksojmë se gjyqtarja ka dhene dorëheqje ne seancen degjimore, ndersa eshte justifikuar se videot ne ishin per perdorim vetjak dhe ishin hedhur ne Tik Tok nga femijet e saj.

Vendimi i KLGJ:

  1. Pezullimin nga detyra të magjistrates {…}, me detyrë Zëvendëskryetare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, deri në përfundimin e procedimit disiplinor, iniciuar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë me Vendimin nr. 2569/12, datë 01.06.2021.
  2. T’i kërkohet ILD të kryejë hetime të mëtejshme në drejtim të shkeljes disiplinore të atribuuar

magjistrates {…}.

  1. Kundër këtij vendimi, sipas pikës 1 të tij, mund të bëhet ankim në Gjykatën Administrative të Apelit, brenda 15 ditëve, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar

 

IKMT prish "Kalin e Trojës" në Elbasan, kishte 6 vjet që nuk arrinte ta shembte

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) vijon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në të gjithë vendin, ndërsa ditën e sotme është shembur “Kali i Trojës” në qytetin e Elbasanit.

Objekti ishte ndërtuar pa leje në trotuar dhe pengonte lëvizjen e qytetarëve.

Kujtojmë që në vitin 2015 gjithashtu INUK tentoi që të shembte “Kalin e Trojës” që ndodhet në Elbasan, por dështoi, pasi një fadromë u rrëzua ndërsa po tentonte që ta rrëzonte.

 alert.al/

Arrestohet juristi i Kadastrës, tjetërsoi një truall në plazhin e Plepave në Durrës

Juristi i Agjencisë së Kadastrës së Durrësit, Mikel Zaho është arrestuar.  Ai është prangosur për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Prokurori Madrid Kullolli ka kërkuar arrestimin e tij pas hetimeve për një parcelë me sipërfaqe 2000 m2 në zonën e Plepave.

Sipas burimeve prane hetimit, në këtë institucion priten edhe 5 arrestime bashkëshoqeruese. Arrestimi i juristit vjen pak ditë pasi zyra kadastrale e qytetit të Durrësit, u zhvendos në Tiranë.

Zaho u arrestua edhe në 2019 së bashku me zyrtarë të tjerë të Kadastrës së Durrësit për më parë ishte tjetërsimin e 68 mijë metra katror në zonën turistike Gjiri i Lalzit dhe Kepi i Rodonit.

alert.al/

(VIDEO) Shiste kanabis në lokal dhe organizonte lojëra fati, arrestohet 47-vjeçari

Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Fier, pasi u kap duke shpërndarë kanabis në lokalin në pronësi të tij si dhe organizonte lojëra fati.

Në pranga ka rënë  Festim Dhima, ndërsa në lokalin e tij në Rroskovec u gjetën u gjetën doza me kanabis dhe një valixhe me zare dhe fisha të ndryshme si ato të lojërave të fatit të pokerit që shërbejnë për të luajtur bixhoz.

Njoftimi i Policise

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe lojërave të palejuara.

Goditet një tjetër rast i përshtatjes së lokaleve për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza, kryesisht kokainë dhe kanabis.

Kishte përshtatur lokalin për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe për organizimin e lojërave të palejuara, vihet në pranga pronari i lokalit.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë policore se në një lokal në Roskovec shpërndahej lëndë narkotike dhe organizoheshin lojëra të palejuara, kanë organizuar punën dhe si rezultat është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

F. Dh., 47 vjeç, banues në Kurjan, Roskovec.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në ambientet e lokalit në pronësi të tij, u gjetën doza me lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa.

Gjatë kontrollit në lokal u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe një valixhe me zare dhe fisha të ndryshme si ato të lojërave të fatit të pokerit që shërbejnë për të luajtur bixhoz.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

alert.al/

Petrit Vasili: Porti i Durresit, pastrim parash te pista, të hetojë SPAK

Deputeti i LSI-së Petrit Vasili ngre shqetësimin se në Portin e Durrësit qeveria po jep koncesione abuzive me qëllim pastrimin e parave të pista. Denoncimin e ka bërë me nje postim në Facebook. Vasili kërkon ndër të tjera, që SPAK të hetoje këtë aferë dhe të mos merret me çështje të vogla që ai i quan “cironka”

Postimi i plotë

Porti i Durresit pastrim parash te pista te qeverise me kompani fantazme dhe SPAK-u, qe fle!

Investimi per 2 miliard euro i Portit te Durresit eshte tashme pre e kompanive guacke dhe te panjohura te regjistruara ne parajsa fiskale.Raportimet mediatike jane tronditese dhe situata eshte katastrofike dhe hedhin drite te qarte mbi aferen gjigande. Mediat po bejne punen e SPAK-ut qe fle me regji. Parlamenti i mbeturinave beri edhe ligj special per kete investim duke e bere Portin e Durresit plaçke tregu. Parlamenti i komisionuar si pjese e mekanizmit mafioz te qeverise nuk u hetua nga SPAK-u edhe kur Presidenti i Republikes e ngriti fort nje shqetesim te tille kaq te madh. Kompanive fantazem te regjistruar ne ishujt Kajmane do tju falen edhe 100 ha toke shteterore. Qeveria mashtroi publikisht per nje projekt miliardash, per nje nga pikat me strategjike te Shqiperise pikerisht per portin e Durresit.

Pastrim i parave te qeverise te grabitura me lloj lloj aferash gjigande korruptive dhe mafioze eshte shkaku u vetem qe ky investim miliardash tu jepet kompanive fantazme. Eshte e qarte per te gjithe se qindra milion euro te grabitura me koncesione, tendera, leje e licensa gjithefaresh nga qeveria duhen pastruar e vene ne pune dhe Porti eshte nje shans i madh per ta kthyer ne lavatrice gjigande pastrimi parash. Miliarda euro investim te Portit te Durresit, qe i jepen nje kompanie guacke me kapital 10 mije leke eshte fakt qe s’ka nevoje per shpjegime dhe qe na rikujton Koncesionet qindra miloneshe qe u jane dhene firmave fantazme ne keto tete vjet si dhe recepsionisti qe merrte 45 milion euro ne Astir dhe OSHE. Çdo shpjegim i qeverise ka zero vlere pasi faktet ulerijne.

SPAK ka perpara nje afere mafioze kolosale dhe nuk leviz gishtin. SPAK lere estraden shetitese me regji Lushnje- Pogradec dhe cironkat, por heto keto afera mafioze, qe po shkaterrojne vendin dhe po behen hapur diten per diell.

alert.al/

"Wind of change" në Kubë, protestuesit me parulla nëpër duar brohorasin: Poshtë diktatura!

U shënua viktima e parë dhe qindra të arrestuar nga trazirat e ditëve të fundit në protestat masive në Kuba kundër qeverisë komuniste për shkak të përjetimit të krizës më të rëndë ekonomike të 30 viteve të fundit. 36-vjeçari Diubis Laurencio Tejeda, ishte njëri prej protestuesve që prej ditës së diel qëndron në shesh duke protestuar për liri dhe rrëzimin e diktaturës, por humbi jetën pas një përplasjeje masive mes protestuesve dhe policisë.

Sipas ministrisë së brendshme, viktima ishte pjesë e një grupi që sulmoi strukturën e qeverisë, ndërsa dëshmitarët okularë pretendojnë se ai është një ndër personat që u ndoqën nga policia.

Protestat të cilat janë edhe të rralla në një vend si Kuba, nisën ditën e diel për shkak të mungesës së ushqimit, rritjes së çmimit të ilaçeve dhe trajtimin e pandemisë nga qeveria.

Diaz-Canel, i cili drejton Partinë Komuniste, fajësoi për këtë kryengritje sanksionet tregtare të SHBA pasi vitet e fundit aktiviteti tregtar në vend është ngushtuar gjithnjë e më shumë.

Díaz-Canel gjithashtu i nxiti mbështetësit e tij të përballen fizikisht me protestuesit. “Urdhri për të luftuar është dhënë.”, tha ai.

Me parulla nëpër duar “Poshtë diktatura” dhe shpirt që nuk dorëzohet mijëra qytetarë kanë vendosur që pavarësisht gjithçkaje protesta të vazhdojë.

alert.al/